Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, 13 të arrestuar
Mëngjesin e së martës, policia italiane ka arrestuar 13 persona, të gjithë pjesë e një organizate kriminale, aktive në të gjithë Italinë që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në krye të organizatës ishin disa shqiptarë, të cilët sipas mediave italaine shpërndanin sasi të mëdha heroine dhe kokaine. Baza e organizatës ishte ndërmjet Romës dhe Puglia, në veçanti në qytetet e Tarantos dhe province e Barit. Lider i kësaj organizate ishte një shqiptar, rezident jashtë Italisë, i cili shmangte telefonatat nga frika e përgjimit dhe takohej personalisht me personat. Ai po ashtu siguronte kanale të reja furnizimi me kokainë të importuar nga Italia, Holanda dhe Gjermania. Një nga të arrestuarit ishte pronar i një kamionçine, e nevojshme për të fshehur substancat narkotike. Ndërkohë, korrieri i drogës ishte një grua me kombësi rumune, rezidente prej vitesh në Itali.