Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare grabitësish që vepronte mes Piemontes dhe Francës.Zemra e bandës ishte në Canavesana, mes grabitësve edhe një femër 25-vjeçare.

Karabinierët e Ivreas, me bashkëpunimin e kolegëve të Korsikës dhe njësinë e helikopterëve të Volpianos kanë arrestuar me kërkesë të prokurorisë katër persona, raportojnë sot mediat lokale. Shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve në Itali, 4 në pranga. Të arrestuarit janë Arvit Sada, 34 vjeç, shqiptar, rezident në Cuorgne, Giuliana Lomuscio, 25 vjeçc nga Quincinetto dhe vëllezërit Robert dhe Fatos Kola, 32 dhe 26 vjeç, të dy shqiptarë rezidentë në Prascorsano dhe San Giorgio Canavese. Është edhe një tjetër person nën hetim, që është shpallur në kërkim. Ata që kryenin vjedhjet ishin Sada dhe dy vëllezërit Kola, gjithmonë në kërkim të objektivave për të goditur dhe personave për t’i grabitur. Për të përmbushur qëllimin e tyre ata përdornin njerëz të besuar dhe bashkëpunëtorë, të aftë për të dhënë informacione mbi viktimat e mundshme. Ata studionin vendin, shtëpinë, lëvizjet e fatkeqëve, përdornin makina të ndryshme për të mos rënë në sy. HETIMI Hetimi i karabinierëve, i koordinuar nga zëvendës prokurori, Alessandro Gallo kishte nisur në 14 tetor të vitit 2016, pas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni sigurimesh 65-vjeçar nga San Giorgio Canavese. Atë natë, pak minuta pas orës 3, Osvaldo D. ndërsa kthehej në shtëpi pas një mbrëmje të kaluar me miqtë, pasi kaloi portën dhe rrugën që çonte në hyrjen e shtëpisë, u sulmua nga dy persona me fytyrën e mbuluar me maskë. Pasi u kërcënua dhe u rrah, atij iu grabitën bizhuteri dhe para, me vlerë rreth 6 mijë e 500 euro.

Më pas viktima u mbyll në një bodrum. Ai arriti të lirohej vetë dhe të lajmëronte karabinierët. Hetimet çuan menjëherë te Giuliana Lomuscio, një vajzë e njohur nga viktima disa muaj para ngjarjes. BAZA Hetimet pasuese të kryera për 25-vjeçaren dhe kontaktet e saj personale, çuan në përcaktimin e rolit në grabitje dhe identifikimin e dy autorëve. Hetimet kanë zbuluar se grabitësit janë përgjegjës për të paktën 4 vjedhje të ndodhura në Canavese dhe një në Francë. Ata kishin marrë orë të shtrenjta marke, stoli ari dhe argjendi, pijet alkoolike, puro, pushkët, karabina dhe kamera.

Artikulli paraprakZHDUKET PA LËNË GJURMË I RIU SHQIPTAR NË ITALI
Artikulli tjetërRREFIM – DITMIR VODINAJ