Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Itali, hetimet zbulojnë fitimet marramendëse

Katër shqiptarë, pjesë e një grupi që merrej me trafik droge janë arrestuar gjatë natës nga karabinierët e Novaras në Itali, gjatë operacionit të koduar ‘Alba Novara’. Një i pestë, A.K. 38 vjeç, i njohur si “Aldo”, është arrestuar nëntorin e vitit të shkuar në banesën e tij po në Novara. Një aksion gjatë së cilit janë sekuestruar 2 kg kokainë (90% e pastër me një vlerë rreth 400 mijë euro), raportojnë mediat lokale. Klientët e bandës ishin sipërmarrës, tregtarë, persona të profesioneve të ndryshme, e madje edhe student, në gjithë provincën e Novaras. Grupi vepronte i ndarë në zona dhe secili nga të pestë kishte klientët e tyre, qa të pasur, saqë grupi arrinte të fitonte rreth 400 euro nga një shitje e vetme. Karabinierët kanë dokumentuar një rast, ku për një shitje më pak se 200 gr kokainë, një klient ka paguar 13.000 euro nëpërmjet një transaksioni bankar. Shërbimi i bandës ishte 24 orë në 7 ditë dhe përfshinte edhe shpërndarjen në banesat e klientëve. Normalisht, takimi për shitjen e kokainës ndodhte në disa bare në Novara. Nga nëntori e deri tani, sipas hetuesve, grupi ka arritur të shiste më shumë se 4 kg kokainë.

Artikulli paraprakNGA SHQIPËRIA NË KOSOVË, KAPEN 2 MILIONË EURO TË FALSIFIKUARA
Artikulli tjetërZJARR NE NJE BANESE NE SHKODER, VDES 74 VJEÇARI