Shkatërrohet banda shqiptaro-turke që terrorizoi Austrinë

Ata rrihnin, godisnin me thikë dhe kërcënonin njerëz me vdekje me armë zjarri, “brutaliteti i këtyre të dyshuarve nuk njihte kufij”, thotë një hetues. Fjala është për një bandë shqiptaro-turke që vepronte në Vjenë dhe Austrinë e Ulët. Por, policia vendase ka arritur të shkatërrojë “bandën e ganagsterëve”, raportojnë mediat lokale, që merreshin me grabitje. Ata janë arrestuar në Vjenë. Tashmë, katër prej tyre janë të burgosur në Wiener Neustadt, ndërsa dy në Vienë. Motoja e bandës ishte: “Besnik deri në vdekje”. Tre nga anëtarët ishin vëllezër, raportojnë mediat lokale, por pa saktësuar nëse ishin turq apo shqiptarë.

Artikulli paraprakITALIANET: KEMI KËRKUAR HETIME NË SHQIPËRI, TRAFIKU I DROGËS ËSHTË RRITUR NDJESHËM
Artikulli tjetërKARABURUN, TRAFIKANTËT BRAKTISIN GOMONEN ME 1 TON KANABIS