Një çift shqiptarësh dhe nipi i njërit prej tyre janë arrestuar nga autoritetet italiane, me akuzën e trafikimit të dograve të forta.
Anëtarët e familjes u ndaluan në një banesë në fshatit Giulianello di Cori, e cila përdorej si bazë për shpërndarjen e kokainës, raportojnë sot mediat lokale.
Në pranga ka rënë burri 41-vjeçar, gruaja 37-vjeçare dhe djali i moshës 19 vjeç, por identitetet e tyre nuk janë bërë publike për arsye hetimi.
Nga banesa e tyre furnizoheshin me drogë jo vetëm shqiptarë, por edhe shtetas nga qytetet e fshatrat pranë.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, peshore elektronike, celularë dhe 350 euro.