gdf verona

Guardia di Finanza nga Verona ka ekzekutuar 6 masa parandaluese kundër shumë subjekteve që besohet se i përkasin një rrjeti droge me kokainë, heroinë dhe hashas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 5 prej të arrestuarve mbahen në burg, ndërsa njëri në arrest shtëpie.

Urdhërat u lëshuan nga magjistrati Raffaele Ferraro me kërkesë të zëvendësprokurorit Maria Diletta Schiaffino.

Të dyshuarit janë një me kombësi marokene, tre tunizianë dhe dy shqiptarë; katër ishin në Verona dhe Piacenza, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar 300 gram kokainë, 1.6 kilogram heroinë dhe 100 gram hashash, vlera e të cilave shkonte deri në 60 mijë euro.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I 4-T, VDES 39-VJEÇARJA
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE, OSBE: KOMISIONI TË PËRMIRËSOJË LEGJISLACIONIN SIPAS REKOMANDIMEVE