Guardia di Finanza e provincës së Trentos në Itali ka shkatërruar një grup trafikantësh i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge.
Ky grup kriminal i degëzuar në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.
Nën hetim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës janë vënë gjithsej 43 persona, 37 prej tyre nën urdhër arrestimi.
25 anëtarë të bandës u arrstuan pak orë më parë, 22 u vunë nën pranga brenda territorit kombëtar italian në Trentino Alto Adige, në Venento e Puglia ndërsa për 3 anëtarë të bandës janë vënë nën pranga me urdhër arrestimit ndërkombëtar në Shqipëri, Turqi e Hungari.
Janë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifikuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me një vlerë të përgjithshme përfitimi mbi 1 milionë euro.
Ndër 25 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë fazës finale të operacionit Besa, 20 janë shtetas shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian e 1 maqedonas.
“Operacioni u kodua me emirn “Besa 2018″ , pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran dhe u zbardh se shumica e këtij grupi kriminal ishte përbërë nga shqiptarë të lidhur mes tyre me një pakt nderi që në gjuhën shqipe njihet me emrin besa”, informojnë autoritetet e Guardia di Finanza italiane.
Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekeustruan dhe 20 mijë euro.