Shkatërrohet grupi që klononte kartat bankare. Arrestohen shtatë persona në Prishtinë

 

Personat jane arrestuar si të dyshuar për ‘hyrje në sistem kompjuterik’ dhe ‘klonim të kartelave bankare’ Policia dhe Prokuroria e Prishtinsë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor. Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë pika), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar. Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: • R. D. lindur me 1998 kosovar/shqiptar • F. XH. lindur me 1996 kosovar/shqiptar • E. A. lindur me 1991 kosovar/shqiptar • SH. J. lindur me 1987 kosovar/shqiptar • SH. J. lindur me 1990 kosovar/shqiptar • O. Z. lindur me 1995 kosovar/shqiptar • V. H. lindur me 1981 kosovar/shqiptar Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale: 1 pajisje për klonim të kartelave bankare 27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara 6 kompjuterë 11 telefona celularë 9 lap top 1 IPAD 7 USB 1 DVR 4 armë kalibrash të ndryshme 37 fishekë 4 hard disqe 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura. Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN VULLKANI ETNA, 10 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKRYEQYTETASIT PO DJEGIN KONTENIERËT E MBETJEVE ME BISHTA CIGARESH