Policia Kombëtare e Spanjës arrestoi 15 anëtarë të një rrjeti kriminal trafikimi me bazë në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorka dhe Alicante.

Zyrtarët kanë liruar 5 viktima në Palmas dhe Gran Canaria që të gjitha të detyruara të paguanin një shumë prej 35 mijë eurosh si borxh dhe që i ishin nënshtruar edhe riteve voodoo.

Ato vuanin nga sëmundje të rënda dhe ishin kërcënuar me jetën e familjeve të tyre në Nigeri nëse do t’i denonconin shfrytëzuesit.

Organizata kriminale kishte anëtarë aktivë në Libi dhe në Nigeri dhe nëpërmjet kanaleve të saj sillte gra nga Nigeria për t’i shfrytëzuar. Ata kryenin rituale të frikshme voodo dhe i mbanin gratë të nënshtruara me frikë dhe u impononin borxhe që në disa raste arrinin deri në 35 mijë euro.

Agjentët zbuluan se disa anëtarë aktivë të rrjetit ishin në Libi dhe Nigeri me qëllim transferimin e viktimave në rrugë të ndryshme përmes kontinentit afrikan. Organizata ishte përgjegjëse për sigurimin e dokumenteve të falsifikuara për gratë ose dokumenta të njërëzve të tjerë, që u uzurponin personalitetit.

Femrat nga Nigeria silleshin me mashtrim për një jetë më të mirë. Gjatë rrugës së kalimit, njeriu kyç që garantonte kalimin paguante paratë e duhura dhe zgjidhte problemet që dilnin gjatë rrugës. Në Libi, femrat rrinin në kampet e pritjes duke pritur transferimin përfundimtar në Spanjë.

Prostitutat ishin në kushte të mjerueshme higjeno-sanitare. Pasi vinin në Spanjë, viktimat kishin dhoma ku prisnin klientët dhe vuanin trajtim poshtërues, kërcënim, abuzim fizik dhe psikologjik, monitorim të vazhdueshëm të fitimeve nga prostitucioni.

Në luftën e tyre kundër trafikimit të qënieve njerëzore, agjentët spanjollë kanë kryer rreth 536 operacione gjatë vitit të fundit dhe kanë arrestuar 1219 persona të lidhur me organizatat kriminale të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual kryesisht nga vende si Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Në të njëjtën periudhë, Policia Kombëtare Spanjolle ka shpëtuar 290 viktima, kryesisht të kombësisë rumune, nigeriane, kineze dhe domenikane. POlicia Kombëtare e Spanjës ka bërë thirrje për bashkëveprim qytetar kundër skllavërisë moderne

Artikulli paraprakKËRKOHET BURG PËR JETË PËR DJALIN QË VRAU PRINDËRIT NË BATHORE
Artikulli tjetërERMALI U VRA GABIMISHT, GJYKATA ITALIANE KONFIRMON VRASJEN AKSIDENTALE