Shkatërrohet organizata e heroines, 13 shqiptarë në pranga

480 mije euro nga trafikimi i heroinës janë vlerësuar të ardhurat e një organizate kriminale, e cila u shkatërrua pas disa muajsh hetime të kryera nga Policia e Korfuzit. Në këtë organizatë ishin përfshirë 15 grekë dhe 13 shqiptarë dhe deri tani, 21 janë arrestuar, kurse 7 janë identifikuar. Gjatë një konference për shtyp, Drejtori i Drejtorisë së Policisë, kreu i Policisë së Korfuzit dhe zëdhënësi i Policisë, thanë se organizata kriminale kishte një strukturë piramidë me tre anëtarë kryesorë të bërthamës së saj, tre shqiptarë të moshave 29, 35 dhe 45 vjeç. Pastaj vinte niveli i dytë i anëtarëve të ekzekutivit, që përbëhej nga dhjetë anëtarë dhe më pas, niveli i tretë, që përbëhej nga trafikantët. Anëtarët e organizatës importonin nga Shqipëria për në Greqi, sasi të mëdha heroine, që përpunoheshin në një laborator të posaçëm të paligjshëm në Chaliki dhe që më pas transportohej në Korfuz. Nga 28 anëtarët e organizatës, 12 prej tyre kanë qënë arrestuar dhe në të kaluarën për trafik droge. Sipas Zëdhënësit të Policisë së Korfuzit, Jorgos Konstantis, tha se se heroina e futur në Korfuz vetëm vitin e kaluar i kishte tejkaluar 12 kg, prej të cilave 9.7 kg heroinë ishin konfiskuar.

Artikulli paraprakKULT – XHANETA KADILLARI
Artikulli tjetërSEKUESTROHET GOMONIA QË TRANSPORTON SASI TË MËDHA KANABIS