243 punonjës policie janë proceduar penalisht gjatë 2015-ës ndërsa 51 ankesa janë shënuar në Shërbimin e Kontrillit të Brendshëm.
Ndërsa vetëm për Shkodrën ka patur 46 ankesa për punonjësit e policisë. Të dhënat u bënë të ditura nga Oriana Elmazi shefe e sektorit të analizës në SHKB dhe specialistja Erjena Bashari. Drejtori i emergjencave Ridvan Bushati u shpreh se ka raste kur punonjës të policisë neglizhojnë ndaj qytetarëve. Prefekti Radovani deklaroi se duhet të ketë një vëmendje më të madhe ndaj shërbimit të brendshëm të ankesave. Rastet e ankesave ndaj punonjësve të policisë janë rritur vitet e fundit çka tregon edhe një sensibilizim më të madh të qytetarëve.