SEGMENTI PRANË KISHËS FRANÇESKANE, NJË MAKTH PËR QYTETARËT. Nga drejtuesit e automjeteve duket se respektimi i sinjalistikës rrugore mbetet një “mision i pamundur” edhe pse në kronikat e Star Plus
jane evidentuar shumë herë duke demostruar parkimet vënd e pa vënd në rrugët kryesore të qytetit të Shkodres por kjo gjë mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhër si nga autoritetet por edhe nga vetë drejtusit e automjeteve që vazhdojnë të mos ndërgjegjsohen në lidhje me respektimin e rregullave rrugor. Ky shqetësim është shumë prezent edhe në rrugicat e ndryshme ku përvec parkimeve të gabuara , kalimi i automjeteve vazhdon edhe pas orarit të caktuar duke vështirsuar kështu edhe kalimin e këmbësorëve, ky itenerar vazhdon po njesoj edhe pse gjobëvënia nuk mungon. Shpresojmë që të gjithë të ndrëgjegjsohemi për respektimin e këtyre rregullave për të mirën tonë dhe të qytetit, nderkohe qe Star Plus, do te ndjeke deri ne fund kete problematike qe vijon te jete prezente ne Shkoder, per te cliruar qytetaret nga makthi I perditshem I qarkullimit në këtë zonë.