Drejtoria e Policisë Rrugore gjatë fundjavës.

Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht: Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit raporton Star Plus TV. Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative, raporton Star Plus TV. Janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët: 5 në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me Leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme. Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, Si dhe 690 masa administrative për shpejtësi raporton Star Plus TV. Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR TË DYSHUARIN PËR VRASJE
Artikulli tjetërPASOJAT E URAGANIT SHKATËRRUES MATTHEW