Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore,

siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.

Nga kontrollet policore në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, janë konstatuar shkelje flagrante të semaforit, shkelje të cilat janë burim i shtuar rreziku, veçanërisht për këmbësorët,

por edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët “nxitojnë” për të kaluar semaforin edhe kur drita e tij është e kuqe, pa menduar pasojat që mund të sjellë nxitimi për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore, siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.

Nga kontrollet policore në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, janë konstatuar shkelje flagrante të semaforit, shkelje të cilat janë burim i shtuar rreziku, veçanërisht për këmbësorët, por edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët “nxitojnë” për të kaluar semaforin edhe kur drita e tij është e kuqe, pa menduar pasojat që mund të sjellë nxitimi për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakTJETËR TËRMET GODET SHQIPËRINË, EPIQENDRA 21 KM LARG FIERIT
Artikulli tjetërGJERMANIA SEKUESTRO KOKAINE ME SHUME SE NDONJEHERE