Ka kaluar shumë pak kohë qëkurse “Mbretëresha” e skenës operistike, artistja e madhe Ermonela Jaho rrëmbeu suksesin e merituar në “Royal Opera House” nën petkat e Violetës me La Traviatën.

Thellësisht emocionuese edhe për publikun e 1500 kinemave në botë, në të cilat ajo u ndoq “live”.

“Çelësi i kësaj mendoj se është detyrimi i një artisti të shkojë kaq thellë në shpirt. Të jetë aq i snqertë me veten dhe ai sinqeriteti që sjell në skenë, është e pamundur të mos prekë çdo lloj publiku dhe në momentin që ti ke gjetur çelësin e shpirtit tënd, ke gjetur dhe çelësin e njerëzimit”, tha Jaho.

Dhe çelësi i Ermonela Jahos është që ajo gjithmonë është në përmirësim. Interpretimi i saj gjithmonë e më shumë tenton perfeksionin.

Forca dhe energjia e saj në skenë janë gjithmonë e më tepër intesifikohen: “Gjithmonë mendoj një thënie nga romakët e lashtë që thonin vetëm planet e këqija nuk mund të ndryshohen.

Frymëzimi e ka bërë planifikiin edhe më të mirë, por edhe planifikimi i mirë i le hapësirë frymëzimit. Të dyja gërshetohen me njëra tjetrën. Pa të dyja nuk mund të jepet ai rezultat që mendon, sidomos në teatër”.

Artistja e madhe ka çdo herë diçka të re për të dhëne. Në tërësinë e instrumentave të saj emocionalë. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe një projekt me ikonën e gazetarisë Christiane Amanpour kushtuar artistëve shqiptarë:

“Në të ardhmen, kemi një projekt për të bërë një intervsitë më të gjerë pikërisht për të nënvizuar këtë potencial që ka vendi ynë për të nxjerrë artistë, apo figura që japin një shembull pozitiv jo vetëm për shqiptarët, por edhe për artistët nëpër botë”.

Ndërkohë që fare pranë, më 12 shkurt ajo do të interpretojë për publikun berlinez Puçinin.

Artikulli paraprakI MORËN NJË PERSON PARA ME ANË TA KANOSJES, 3 NË PRANGA
Artikulli tjetër2019,VITI I REMBRANDIT NE 350 VJETORIN E VDEKJES