Shkëlzen Berisha ka thënë jashtë SPAK se në Ministrinë e Drejtësisë kam hyrë se kam takuar miq! Me Mediun kam folur për çështje personale, nuk i them.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për çështjen. Jam pyetur. Sigurisht nuk kisha ç’të ofrojë më shumë nga ato që kam thënë publikisht. Nuk mendoj se dijenia ime ka dhënë ndihmë për çështjen në fjalë. Sepse s’kam asnjë lidhje. E njëjta prokuroria. Sot pas 15 vite e njëjta prokuroria mendojnë se unë mund të kem dijeni për rrethanat e çështjes.

S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime.

Asnjë gjë nuk ka pasur lidhje me këtë çështje. Kam folur për gjëra personale dhe s’kam dëshirë t’i zbuloj këtu. Jam pyetur brenda. Të komunikosh nuk do të thotë që ke lidhje në të tilla ëështje. Nuk ndjehem aspak i rrezikuar nga SPAK”, tha ai.

Artikulli paraprakBERISHA KËRKON RAMËN NË KUVEND: TË VIJË KËTU OSE TË DORËHIQET! ËSHTË I PËRFSHIRË NË SKANDALIN E ARRESTIMIT TË ISH ZYRTARIT TË FBI-SË
Artikulli tjetërTENSIONE NË KUVEND/ BLLOKOI FOLTOREN, BERISHA PËRJASHTOHET NGA SEANCA PLENARE