Burgjet vazhdojnë që të jenë një problem që kërkon zgjidhje në Shqipëri. Shumë prej tyre edhe në pjesën veriore nuk funksionojnë ashtu siç duhet duke mos u respektuar standartet europian.
Komisioneri i avokatit të popullit Arben Shkëmbi pranon këtë situatë.Sa i përket luftës ndaj informalitetit Shkëmbi shprehet se deri tani nuk ka ankesa tek avokati i popullit sepse bizneset kryesisht i drejtohen gjykatave ose ankimojnë.Duke risjellë në vëmendje rastin e Sokol Mjacaj që vrau dy turistët çek, Shkëmbi thotë se policia ka gabuar kur ka trajtuar jo siç duhet një person tjetër të ngjashëm me të.Shkëmbi i bëri thirrje qytetarëve gjithashtu që të bëjnë ankesat e tyre në zyrën e avokatit të popullit e cila është e hapur për këdo.