Tashmë e dimë se si ka qenë Njeriu i Neandertalit, por falë ADN-së, shkencëtarët izraelitë kanë arritur t’i japin trup e fytyrë një tjetri prej ish-kushërinjve tanë, Denisovianit, që u zhduk 50 000 vjet më parë.

Shkencëtarët kishin shumë pak dijeni për njerëzit e Denisovës, mbetjet e para të të cilëve u zbuluan në vitin 2008: disa dhëmbë, pjesë kockash dhe një nofull të poshtme. Pra, shumë pak për të ditur se si dukeshin.

Shkencëtarët përdorën pjesët e ADN-së së gjetur në këto fragmente për të hamendësuar se cilat gjene ishin të aktivizuara, duke rindërtuar kështu pamjen fizike të këtyre kushërinjve tanë të largët.

Artikulli paraprakRIKTHEHET MAKTHI I TËRMETEVE NË GREQI, LËKUNDJA E FUQISHME 4.5 BALLË “SHKUND” ISHULLIN E BUKUR
Artikulli tjetërBB: SKEMA E PENSIONEVE NË SHQIPËRI, NË PRESION TË DYFISHTË NGA PLAKJA DHE INFORMALITETI