Një shkëndije elektrike, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi ne ambjentet e Bashkise se Shkodres.
Shkendija elektrike, ka shkaktuar panic tek punonjesit e gjendjes civile por edhe tek qytetaret te cilet marrin sherbim prane kesaj godine ne Shkoder. Ka qene nderhyrja e shpejte e forcave te zjarrfikesve, por edhe nderprerja e energjise elektrike, ajo e cila ka shpetuar per mrekulli ambjentet e katit te pare te Bashkise se Shkodres te cilat u rrezikuan per pak momente, qe te perfshiheshin nga flaket. Punonjesit e gjendjes civile ne Shkoder kane dale menjehere jashte ambjenteve nderkohe, qe edhe qytetaret jane larguar duke mos krijuar probleme, por frika dhe paniku ka qene i madh. Nje situate e tille, rikthen edhe njehere ne vemendjen nevojen e rikonstruksionit te plote te rrjetit energjitik ne ambjentet e Bashkise se Shkodres