Departamenti i romanistikës dhe gjermanistikës në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës kanë zhvilluar një aktivitet me temën “Vende që shkon, gatime që shijon”.

Ky aktivitet erdhi pas përfundimit të trajnimit “Udhëtim nepër trashëgimi” i zhvilluar nga këto dy departamente në universitetin e Shkodrës. Pedagogët e departamentit të romanistikës u shprehën se “Vende që shkon, gatime që shijon” ka të bëjë me trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën

Më përpara në kuadër të trajnimit “Udhëtim nepër trashëgimi” pedagogë dhe studentë të departamenteve të romanistikës dhe gjermanistikës në universitetin e Shkodrës kanë udhëtuar në disa shtete të ndryshme. Këto udhëtime kanë patur një vlerë duke sjellë eksperiencat e gjithsecilit dhe

duke bashkëvepruar për të përçuar secili kulturën e tij edhe nga gatimi. Nuk munguan as disa punime të sjella nga departamenti i romanistikës dhe gjermanistikës që në fokus kishin jo vetëm gatimin por edhe ndërthurjen me artin dhe kulturën.

Artikulli paraprakSHKODËR, REKTORI: GODINA E RE DO HAPET SHPEJT, DURIM
Artikulli tjetërSHKODËR, LAVDIA E DIKURSHME E ISH-FUSHËS SË AVIACIONIT