Ballkoni i katit të 5 te një pallati në Mamurras u shkëput. Ngjarja e pazakonte ndodhi pasditen e së martës pranë stacionit policor, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar.
Situata e krijuar u shoqerua me frike dhe panik tek banoret.Ata thone se zhurma ishte shumë e forte dhe fillimisht menduannse bëhej fjale për lekundje sizmike, ndërsa kanë dyshime mbi cilesinë e punimeve në ketë objekt i cili është rikonstruktuar 1 muaj me parë.
Pallati ku ndodhi ngjarja është ndertuar në vitin 1975, ndërsa na apartamentin ku u shkeput ballkoni nuk banonin njerez. Burime nga Bashkia Kurbin bëjnë me dije se objekti ne fjale nuk kishte pësuar demtime nga tërmeti dhe si i tillë, ndërhyrja ka konsistuar vetem në savatimin dhe lyarjen is fasadës.