Një pjesë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur “Kalaja” në Vlorë është shkëputur rreth orës 12:30 të ditës së sotme.

Nga informacionet e para nga gazetarja e Ora News Jerola Ziaj, mësohet se pjesa e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi rrezikohet që të ketë dhe shkëputje të tjera Prefektja Etjona Hoxha deklaroi se do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu u kërkohet udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

Artikulli paraprak160 SHQIPTARË TË AKUZUAR NGA SERBIA PËR KRIME LUFTE
Artikulli tjetërAKULLI NË LOKALET NË VELIPOJE, ME PROBLEME