Një masiv shkëmbor është shkëputur në Torovicë të Lezhës, për pasojë dyshohet se tre persona kanë humbur jetën.

Masivi shkëmbor ra mbi një automjet tip “Land Rover” dhe dyshohet se në të udhëtonin tre persona të cilët kanë ndërruar jetën Mesohet se viktima mbeten dy vellezer dhe bashkeshortja e njerit prej tyre e cila ishte shtatzene. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nxerrë trupat e pajetë.

Njoftimi i policisë: Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente , janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNJË AUTOMJET GODET NJË TURMË NJERËZISH NË LONDËR
Artikulli tjetërSPARTAK BRAHO KALON ZYRTARISHT NË PS