Dhjetra banorë të një pallati në lagjen “Xhabije” vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Prej disa ditësh tashmë ka shkëputje të herpashershme të saj, duke sjell kështu një problem jo të vogël për banorët e zonës.
Bëhet fjalë për pallatin nr. 29., të kësaj zone, i cili po përballet me këtë problematikë të theksuar. Ndërprerja bëhet me orë të zgjatura, sidomos përgjatë narës. Komuniteti i zonës është ankuar pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, e megjithatë akoma nuk ka një përgjigje nga ky i fundit.
Banorët, për Star Plus, shprehen se mungesa e energjisë elektrike në këtë periudhë të vitit është e pajustifikuar, pasi përjashtohen defektet e mundshme.
Problemet me energjinë elektrike janë të theksuara përgjatë stinës së ftohtë në Shkodër, përderisa banorët shkodranë nuk e justifikojnë shkëputjet në stinët e tjera.
Banorët e këtij pallati në “Xhabije” shpresojnë që të merren masa sa më shpejt për dhënien fund të kësaj problemake.