Muzeu kombëtar i fotografisë ‘Marubi” do ta nisë vitin 2020 me një ekspozitë të artistët ndërkombëtar Armin Linke i cili sjell një përzgjedhje nga arkiva e tij e pasur personale për artëdashësit shkodran
Kurator i kësaj ekspozitë është një tjetër artist i njohur, Matteo Balduzzi i cili është pjesë e muzeut bashkohor të fotografisë të Milanos i cili vlerëson autorin e kësaj ekspozite
“E kemi vazhduar vizitën tonë në muzeun Marubi që një vit më parë. Ky projekt sjell këtu një prej artistëve më të famshëm ndërkombëtar që është Armin Linke dhe vjen në bashkëpunim me disa institucione të rëndësishme europiane.
Projekti ka për qëllim për të rritur arkivën e muzeut të Milanos por edhe për arsye të tjera. Ajo që ndërlidh të gjithë institucionet është tematika e arkivës. Vetë arkiva e autorit përmban 500 mijë imazhe po aq sa edhe arkiva që ka muzeu ‘Marubi’. Armin Linke është i pari i cili nga ajo korniza e fotografimit të peisazhit në Itali për t’u interesuar që në fillim të viteve ‘90 për strukturat e pushtetit dhe dimensioni i arkitekturës”.
Vetë autori i ekspozitës Armin Linke shprehet se muzeu “Marubi” e ka futur në mendime dhe tregon se tematika ku bashkohen imazhet në këtë ekspozitë është përfaqësimi i botës.
“Për mua ishte shumë kënaqësi të vizitoja muzeun ‘Marubi’ dhe të shikoja si ruhen imazhet në arkivë dhe kjo më ka bërë të mendoj shumë për përgjegjësinë e ndarjes së imazheve në kohën që po jetojmë sepse ne i shpërndajmë shumë në rrjete sociale, në media dhe kudo tjetër.
Muzeu ‘Marubi’ më ka bërë të kuptoj historinë e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Italinë. Në ekspozitën që do të shikoni janë 30 vite fotografimi në të cilat janë shkëputur disa imazhe duke ndërtuar një lloj harte apo ditari.
Një prezencë të madhe ka gjesti njerëzor, teatraliteti që në një farë mënyrë janë pjesë e një lloj hartografie që ndërtohet në hapësirë. Tematika që bashkon imazhet është përfaqësimi i botës duke marrë nga bota teatrale, artit, teknologjia hapsinore dhe kudo shohim që fotografia është pjesë e përfaqësimit tonë.
Nga muzeu ‘Marubi’ ajo që më ka interesuar më shumë janë imazhet politike në momente të ndryshme të saj dhe ndoshta edhe se njoh shumë mirë kontekstin do të ishte shumë me interes që të punoj me këto lloj imazhesh dhe do të më duhet kohë që ta rilexoj këtë muze për të parë nëse do të lindin bashkëpunime në të ardhmen”.
Ekspozita titullohet “Një skedar apo ndoshta dy” dhe është një bashkëpunim i muzeut të fotografisë bashkëkohore të Milanos me muzeun kombëtar të fotografisë në Shkodër “Marubi”.