Gazeta “Shkodra Sport” realizoi dhënien e çmimeve për 10 sportistët më të mirë. Organizatori Gjergj Kola tha se me sportet që ofron Shkodra, është i papranueshëm fakti që ajo të mos jetë kryeqyteti i sportit në 2024-ën.
Drejtuesit vendorë u shprehën se do të bëjnë çmos që në vitin 2025 të jetë Shkodra kryeqyteti i sportit.
Fitues për këtë vit të çmimeve nga “Shkodra Sport” në ekipet e Vllaznisë janë shpallur boksi, skuadra e femrave në futboll, atletika e meshkujve. Tek individët boksieri Nelson Hysa, atleti Franko Burraj, Megi Doçi e Bekim Balaj në futboll, basketbollistja Bernada Rreshpja, volejbollisti Nikolin Qafarena dhe tenistja Gresi Bajri. Futbollisti Esat Mala mori çmimin e publikut.
Po ashtu, janë vlerësuar edhe “10-talentët më të mirë të vitit 2023”. Kolindo Kiri në atletikë, Klaudia Borci në futboll, Kevin Dodaj në futboll, Hysen Karmenshtna në artet marciale, Paola Gjyshja volejboll, Flavio Venomi çiklizëm, Antonino Mullisi në peshëngritje, Medina Hykaj në basketboll, Viki Tafrruku në not dhe Demian Çuni në xhudo. Poashtu, u dhanë edhe tre “Mirënjohje” për familjet sportive Basha e Gruda në futboll dhe familjes Shkoza në xhudo. Njëkohësisht, Bashkia Shkodër nderoi me “Mirënjohje” edhe veteranin e futbollit shkodran, Rauf Çanga, me rastin e 80-vjetorit të lindjes.