Organizata “Qëndresa Qytetare” zhvilloi një takim me student të universitetit “Luigj Gurakuqi”, takim ky që u realizua në qendrën Atelie në Shkodër.
Qëllimi i takimit ishte për të njohur studentët me raportin e bërë nga Qëndresa Qytetare në lidhje me PAKT-in për universitetin, një nisëm kjo e qeverisë. Përfaqësuesi i kësaj organizate Migen Qiraxhi shprehet se PAKT-i për universitetin ka disa problematike dhe po zhvillohen disa takime për t’i tërhequr vëmendjen studentëve
Disa prej premtimeve të qeverisë pas protestave të studentëve nuk janë plotësuar
Që nga momenti kur studentët ulën presionin e tyre pas protestave edhe qeveria është tërhequr nga premtimet e saj. Edhe ato që janë realizuar Qiraxhi shprehet se janë pjesore.
Në vazhdim pritet që pas raportit të parë të bërë nga “Qendresa Qytetare” lidhur me PAKT-in për universitetin të ketë edhe një raport të dytë lidhur me problematikat dhe mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria.