Klubi Vllaznia do të festojë këtë vit 100-vjetorin e themelimit si klubi më i vjetër në Shqipëri. Pjesë e kësaj feste të madhe është edhe “Sport Klub Vllaznia”.

Drejtori Mark Kroqi tregon se po bëhen përgatitjet për të shpallur tek shumësportëshi në secilin ekip sportistët më të mirë në këto 100 vite.

Aktivitetet për 100-vjetorin e Vllaznisë po mendohen që të zhvillohen për disa muaj thotë drejtori Kroqi

Ende nuk është përcaktuar se kur do të kulmojnë festimet për 100-vjetorin e Vllaznisë

Në këto 100 vite Vllaznia ka prodhuar emra të pafundëm sportistësh dhe trajnerësh të cilët shumë shpejt u kthyen në një krenari kombëtare me rezultatet e arritura duke e kthyer Shkodrën në djepin e sportit shqiptar.

Artikulli paraprakBASHA-RAMËS: JEP LLOGARI PËR BLERJEN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërPËRGJIMET E ZËRIT TË AMERIKËS, PROKURORIA NIS HETIMET PËR NXJERRJE TË SEKRETIT HETIMOR