Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u zhvillua cikli I seminareve të hapura nga profesori dhe antropologu italian Mauro Geraci, në kuadrin e bashkëpunimeve Erasmus që programi I studimit Gjuhë Italiane në këtë fakultet ka me universitetin e Mesinës në itali.

Në këtë seminar, ndër të tjera, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe antropologes dhe shkrimtares me origjinë shqiptare, Musine Kokalari, e cila kreu studimit universitare në shetin fqinj gjatë periudhës së pushtimit italian.

E veçanta në këtë libër, qendron tek mënyra se si Musine Kokalari ka përshkruar pushtimin italian në Shqipëri, ndërkohë që ajo vazhdonte studimet në universitetin e Mesinës në Itali.

Cikli I seminareve u përqendrua tek antropologjia kulturore për të vënë në dukje lidhjet e veçanta mes ligjërimeve, rrëfimeve të kulturave në gjuhën shqipe dhe atë italiane.

Artikulli paraprakTAKIM SENSIBILIZUES ANTI- KANABIS NË GURI TË ZI
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADORJA ALTES: RUANI HARMONINË FETARE