Banorët në fshatra të ndryshëm të qarkut Shkodër kanë pësuar një rënie të gjendjes së tyre ekonomike dhe po ashtu edhe një rritje të ndjeshme të emigracionit. Këto të dhëna që tashmë janë një shqetësim në rritje dhe të konstatuara vazhdimisht kanë qenë pjesë e një studimi të bërë nga studentët e vitit të tretë të degës së gjeografisë në universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Dajana Buni është një prej atyre studenteve e cila ka marrë pjesë në dy raste studimore fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës dhe në Dobraç të njësisë Rrethina por edhe shumë afër me qytetin e Shkodrës.
Përveç emigracionit të brendshëm dhe të jashtëm në zonat rurale të qarkut Shkodër, banorët atje sipas studimit të bërë nga studentët e gjeografisë kanë edhe një dëshirë të madhe për t’u larguar nga fshati për shkak të problemeve ekonomike. Të gjitha këto mbeten sfida për të ardhmen shprehen studentët.
Nga të dhënat që kanë dalë nga ky studim i studentëve të gjeografisë në qytetin e Shkodrës 40% e të ardhurave nga toka në zonat rurale janë të pamjaftueshme për ata të cilët janë pyetur ndërsa 58% e tyre dëshirojnë të lënë fshatin ashtu siç, popullsia në fshat ka rënë ndjeshëm, ka një rënie edhe të numrit të lindjeve, ekonomia është më e dobët apo shqetësuese është edhe emigracioni masiv.