Një makinë është përmbysur në qytetin e Shkodrës ngjashëm me skenat e filmave. Ngjarja ndodhi në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në qendër të qytetit. Ka qenë ora 12:50 kur ka ndodhur ky aksident. Një makinë ka ardhur me shpejtësi nga qendra e qytetit në drejtim të poliklinikës. Në një parking aty afër një mjet tjetër ka qenë duke dalë.

Ka mjaftuar një përplasje e vogël që ky mjet me ngjyrën e bardhë të fluturojë në ajër dhe të përfundojë disa metra më tutje. Sipas burimeve si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm disa lëndime të lehta që ka pësuar drejtuesi i makinës e cila u përmbys pas përplasjes.

Shoferi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ka marrë ndihmën e stafit mjekësor dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur hetimet për këtë aksident të ndodhur.

Si shkak i përmbysjes së makinës është bllokuar për pak kohë rruga që të çon drejt poliklinikës nga ana e policisë duke mos lejuar qarkullimin. Ky aksident mund të kishte rezultuar edhe fatal duke qenë se ai aks në atë orë është tejet i frekuentueshëm nga lëvizja e këmbësorëve por ka kaluar pa pasoja.

Përmbysja e mjetit dhe mënyra se si ka ndodhur ky aksident ka tërhequr vëmendjen e shumë personave që po kalonin aty apo ndodheshin në lokalet afër. Aksidentetet në Shkodër vijojnë që të jenë një shqetësim dhe numri i tyre është rritur duke qenë edhe me pasoja në njerëz apo të plagosur rëndë.

Këto ditë policia rrugore ka shtuar ndjeshëm numrin e gjobave por sërish ndëshkimi me gjobë nuk është një zgjidhje për të ndërgjegjësuar plotësisht drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur të tilla aksidente.

Artikulli paraprakPROFESOR MAHIR HOTI PËRKUJTOHET NË 1-VJETORIN E VDEKJES
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS MEMORIALI NDËRKOMBËTAR I BOKSIT