Vetëm gjatë 48 orëve të fundit Shkodra është përfshirë nga 20 vatra zjarri të provokuara si shkak i erës së fortë. Shefi i sektorit operacional pranë shërbimit zjarrfikës Shkodër Ridvan Bushati thotë se zjarret për fat të mirë nuk kanë rënë në banesa por vetëm në gardhet rrethuese dhe objekte të ndryshme ngjitur me banesat në fshatra të Nënshkodrës.

Rasti më i rrezikshëm ka qënë në Beltojë tregon Bushati ku një vatër zjarri rrezikoi karburantin Gega OIL.

Bushati i bën apel të gjithë banorëve që të kenë kujdes kur të pastrojnë oborret apo tokat e tyre që të mos i vënë flakën shkurreve sepse dalja jashtë kontrollit e flakeve kthehet në kërcënim për banesat

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre deri në banesa Zjarret nuk sollën dëme në banesa përvec dëmeve materiale.

Artikulli paraprakOSBE: NE 2017 GJITHA PARTITË BLENË VOTA
Artikulli tjetërVDES ELEKTRIÇISTI, LIHET 4 ORË NË MAJË TË SHTYLLËS