Një javë më parë drejtorja e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato inspektoi bashkë me prefektin e qarkut Shkodër Valdrin Pjetri punimet në By Pass-in e Shkodrës.

Pas këtij inspektimi prefekti Pjetri shprehet loti 1 është drejt përfundimit ndërsa në lotin 2 ka patur një bllokim për shkak të disa diskutimeve të ambjentalistëve dhe jo vetëm por edhe atje pritet që të merren masat e duhura në mënyrë që të rifillojë puna

Një pengesë ende jo shumë e qartë është edhe për punimet e ndërprera në qendër të Shirokës por edhe atje u shpreh prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri pritet që të gjendet një zgjidhje pas një diskutimi që është mes bashkisë Shkodër dhe qeveris

Pavarësisht se jemi në muajt e pranverës prefekti Pjetri u shpreh se ka një plan masash dhe një kujdes sa i përket përmbytjeve për të cilat Shkodra është gjithnjë e rrezikuar si shkak i harresës edhe të argjinaturave apo investimeve të tjera që nevojiten

Artikulli paraprak“JAVA E TOKËS” PASTROHEN MBETURINAT TEK URA E BUNËS
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTORI DAJTI: SYNOJ LUFTË NDAJ KORRUPSIONIT