Festivali i filmit “Ekrani i Artit” ka vijuar me natën e dytë duke shfaqur filmat në shtëpitë karakteristike shkodrane. Shtëpia e parë e cila u përzgjodh nga organizatorët ëahtë ajo e Kolë Idromenos në te cilën për herë të parë në Shqipëri shërbeu për të bërë kinemanë e parë.
Këto filma të përzgjedhur nga kuratori Charles Esche tha një nga organizatoret Lekë Gjeloshi kanë disa të veçanta jo vetëm nga përmbajtja por edhe konceptimi i videove.
Gjeloshi foli edhe për evolimin e videos në kohë.
Në oborrin e shtëpisë së Kolë Idromenos, një oborr shumë i vogël por me shumë vlera dhe histori u shfaqën filmat “Semiotics of The Kitchen”, “Rest Energy”, “Light/Dark”, “Nathan Philips Square”, “Mourning”, “Stairway”, “Magical World”, “Trembling Time” dhe “Scene for New Heritage III”.