8 TURISTË NGA SHTETI I KALIFORNISË NË AMERIKË KANË MBETUR TË BLLOKUAR SI SHKAK I TRASHËSISË SË BORË NË AKSIN SHKODËR-THETH. ËSHTË ADMINISTRATA E ZONAVE TË MBROJTURA E CILA KA POSTUAR FOTON E TURISTËVE KALIFORNIAN TË BLLOKUAR NË BORË NË RRJETIN SOCIAL FACEBOOK.
NË REAGIMIN E SAJ ADMINISTRATA E ZONAVE TË MBROJTURA THOTË SE JEMI NË FUND TË MUAJIT PRILL DHE RRUGA E THETHIT VIJON TË MBETET E BLLOKUAR. GJATË NATËS SË KALUAR ROJA MJEDISORE I PARKUT KOMBËTAR THETH ËSHTË NJOFTUAR NGA NJË GRUP TURISTËSH PASI KISHIN MBETUR TË BLLOKUAR NGA BORA DHE AKULLI.
SË BASHKU EDHE ME NDIHMËN E POLICISË BËMË TË MUNDUR NXJERRJEN E DY MJETEVE TË TYRE, BËN TË DITUR ADMINISTRATA E ZONAVE TË MBROJTURA. PJESA E QAFË THORES QË LIDH SHKODRËN ME
FSHATIN TURISTIK TË THETHIT ËSHTË ENDE E BLLOKUAR PAVARËSISHT KËRKESAVE TË SHUMTA EDHE TË BANORËVE PËR HAPJEN E ATIJ AKSI TË RËNDËSISHËM.