Tri organizatat që bashkëpunojnë me kishën katolike të Shkodrës dhe që kujdesin për personat me aftësi të kufizuar kanë zhvilluar një koncert artistiko-kulturor në famullinë e Shkodrës.

Drejtori i projektit “Shpresa” Luigj Mila tha se idea është për t’i dhuruar një ditë ndryshe këtyre personave në atmosferën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Një thirrje shkon për të gjithë qytetarët e Shkodrës nga drejtori i projektit “Shpresa” Luigj Mila që të jenë sa më pranë personave me aftësi të kufizuar

Gjatë këtij aktiviteti pati interpretime poezish, këngë por edhe pjesë baleti me motive popullore nga vajzat dhe djemtë që janë pjesë e tri organizatave që në fokus të tyre kanë shërbimin ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Artikulli paraprakIMZOT FRENDO: T’U JAPIM DORËN TË MOHUARVE
Artikulli tjetërTONIGHT – 24.12.2018