Në ambientet e qendrës kulturore Arka, në qytetin e Shkodrës është zhvilluar dita e parë e trajnimit 2 javor i cili synon të afrojë artizanët vendas me tregun ndërkombëtar.

Fjoralba Duma, përgjegjëse pranë organizatës ISCE&Co thotë se falë këtij projekti, një pjesë e artizanëve vendas mund të promovojnë punën e tyre në tregun italian.

Ndërkohë, drejtorja rajonale e Zyrës së punës Rozafa Zmijani, një trajnim të tillë të artizanëve e sheh si frytëdhënës.

Projekti “ArtizanOnline” do të mbahet në Shkodër gjatë dy javëve të ardhshme. Projekti realizohet nga organizata ISCE&Co. në bashkëpunim me Dora e Pajtimit dhe Qarku Shkodër.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 19.03.2019
Artikulli tjetërBANORËT : ËSHTË PREMTUAR ASFALTIMI BARDHAJ –RRENC