Pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” të cilët u takuan me studentët e ngujuar kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën që po zhvillojnë. Një prej tyre, pedagogu i gjuhë-letërsisë Arben Prendi tha se e gjithë shoqëria përkrah protestën e studentëve.

Sipas pedagogut Prendi që nga momenti kur ka nisur protesta e studentëve dhe deri më tani në universitetin e Shkodrës nuk është zhvilluar një proces normal i mësimit.

Ajo që është e nevojshme sot është vetëdija kritika dhe këtë duhet ta bëjnë të gjithë ose përndryshe do të kthehemi në skllevër tregon pedagogu Prendi.

Të pranishëm për të folur me studentët ishin një grup prej rreth 10 pedagogësh të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga fakultete të ndryshme të cilët e kanë mbështetur protestën e studentëve që në fillim, një pjesë e tyre duke dalë edhe publikisht.

Artikulli paraprakSKEMA E ND/EKONOMIKE, TULA: ËSHTË E QARTË
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT E NGUJUAR TAKOHEN ME PEDAGOGËT