“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për tre të ndaluarit të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Nard Polia. Gjykata e Shkodrës la në burg pa afat shtetasit Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit të identifikuar si Kristian Sulaj.

Ky i fundit është vëllai i Alfred Martinit por ka ndërruar mbiemrin nga Martini në Sulaj. Të tre të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk janë bashkëpunëtorë në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia dhe se s’kanë asnjë lidhje me atë ngjarje.

Po ashtu deklaruan para gjykatës së nuk kanë qenë fare në mjetin tip Audi që policia dyshon se ka përndjekur viktimën dhe më pas ka transportuar autorin e vrasjes pasi autori ka djegur motorin tip T Max tek Ura e Mesit. Makina tip Audi e posedojnë vëllezërit Gilbert dhe Kleandro Toma dhe kanë deklaruar në sallën e gjyqit se ditën e vrasjes me 20 mars ia kanë lënë shokëve të tyre,

vëllezërve Alfred Martini dhe Kristian Martini ose Sulaj. Në këtë mënyrë asnjëra palë nuk kanë pranuar akuzat si bashkëpunëtor në vrasjen e 32 vjeçarit Nard Polia dhe madje shprehen se nuk kanë qenë fare në mjetin tip Audi atë ditë.

Nga ana tjetër ka rezultuar se menjëherë pas vrasjes së ndodhur të Nard Polisë, autori i dyshuar nga policia Kristian Martini Sulaj ka kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit duke u larguar kështu drejt Malit të Zi ndërsa është shpallur në kërkim nga ana e policisë si i dyshuar kryesor për vrasjen. Avokatët mbrojtës të ndaluarve

Ilir Golemi dhe Arbër Raja kërkuan nga gjykata që ndalimi i tyre të cilësohet i paligjshëm nga ana e policisë dhe të lirohen me masën lehtësuese “detyrim paraqitje” duke dhënë argumentet e tyre se tre shtetasit Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini nuk kanë lidhje me vrasjen e 32 vjeçarit ndërsa prokurori Xhevahir Lita kërkoi “arrest me burg”,

masë të cilën gjyqtari Andri Ymeri e dha për tre të ndaluarit. Përveç makinës e cila del në kamerat e sigurisë duke përndjekur viktimën Nard Polia, policia dhe prokuroria pretendojnë se kanë edhe prova të tjera, disa gjurmë të lënë nga bashkëpunëtorit dhe autori i dyshuar në vende të ndryshme apo edhe biseda telefonike që krijojnë indicia për vrasjen e 32 vjeçarit.

Artikulli paraprakBLEN AKSIDENTALISHT DY HERË TË NJËJTËN BILETË, FITON 46 MILIONË DOLLARË
Artikulli tjetërVDES NË AKSIDENT PUNONJËSI I BURGUT TË SHËNKOLLIT