Kjo e mërkurë shënon festën e 1 qershorit. Sheshi para bashkisë Shkodër u gjallërua nga fëmijët e kopshteve dhe shkollave të cilët u bënë pjesë e aktivitetit festiv dhe sensibilizues që u organizua në kuadër të kësaj dite. Rudina Kruja, specialiste në njësinë e mbrojtjes së fëmijëve në bashkinë Shkodër bën me dije se në bashkëpunim me institucionet po punohet çdo ditë për zbatimin e të drejtave të fëmijëve, kryesisht në shkolla.
Një vëmendje e veçantë në këtë aktivietet iu kushtua leximit. Fëmijët tregojnë mesazhet nga fabulat që iu lexuan. Ata bënë edhe një urim për 1 qershorin.
Festa e fëmijëve në Shkodër duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për institucionet të cilët mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Pasi ende shumë fëmijë vuajnë nga mungesa e kushteve ekonomike dhe sociale për shkollim.