Ndryshe nga një ditë më parë, në 24 orët e fundit numri I personave ditorë të infektuar me koronavirus ka njohur një rritje të lehtë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 10 raste të reja, prej të cilave 4 në bashkinë Shkodër dhe nga 3 raste në bashkitë Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Të infektuar aktivë janë më shumë se 130 qytetarë në 5 bashkitë e qarkut. Ndërsa të shtruar në spitalin e Shkodrës për të dytën ditë janë vetëm 2 pacientë të infektuar me koronavirus. Të dy pacientët janë në gjendje të rëndë dhe të shtruar në reanimacion. Pavarësisht situatës në dukje pozitive, nuk ndalet testimi i të gjithë qytetarëve të cilët shfaqin shenja të infektimit me koronavirus.

Deri më tani janë kryer 39 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës. Pa u ndalur vijon edhe monitorimi I institucioneve shtetërore dhe biznesve te cilat janë cdo ditë në shërbim të qytetarëve. Shkodra renditet qarku i dytë në të gjithë vendin për nga numri i lartë i rasteve aktive.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që te tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin anti-COVID edhe gjatë kësaj periudhe ku ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve. Gjithashtu këshillohet që për cdo simptomë qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes.

Artikulli paraprakMETA: U SHTUAN NDJESHËM KRIMET ZGJEDHORE! ASGJË NUK KA PËRFUNDUAR, JEMI ENDE NË PERIUDHË ZGJEDHORE
Artikulli tjetërCOVID-19, MALËSIA E MADHE DEL NGA ZONA E RREZIKUT