Është festuar 100 vjetori I krijimit shkollës gjermane të dizajnit dhe arkitekturës “Bauhaus”. Të rinj nga shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodërs u bënë pjesë e

aktiviteteve që u zhvilluan në shkollën “At Pjetër Meshkalla” në kuadër të këtij 100 vjetori I cili ishte menduar të organizohej në fund të vitit 2019, por u anullua për shkak të tërmetit që tronditi vendin në 26 nëntor. Enrico Gunther, sekretar I parë në ambasadën gjermane në Tiranë flet për impaktin që ka dhënë Bauhausi në vendin tonë.

Rininë e shohim si prespektivë aq me tepër kur studion arkitekturën e Bauhaus, inovacionet që ajo solli në shumë vende, qoftë në Europë e në të gjithë botën. Në përgjithësi ne vendin tone kemi arkitekturë tradicionale, por edhe arkitekturë italiane dhe vitet e fundit kemi parë edhe influencat e modernizmit përfshi ketu edhe trendin e Bauhausit.

Arkitektja urbaniste, Eltjana Shkreli shprehet se për shkak të izolimit të Shqipërisë për disa vite, koncepti I Bauhaus ishte e vështirë të futej në Shqipëri.

Shkolla e Bauhaus ishte nëj shkollë që fillimet I pati në Gejrmani, në vitit 1919 ku konceptohej dizajni modern I godinave me hapësira të mëdha e forma nga më të ndryshmet. Për të hedhur më shumë dritë mbi ide “Bauhaus” në arkitekturë të pranishmit në këtë aktivitet patën mundësi të ndjekin një film dokumentar, një ekspozitë fotografike dhe një leksion të hapur mbi ndikimin që solli kjo rrymë e re në botë.

Artikulli paraprakLEZHË, GODITI POLICIN, ARRESTOHET 45-VJEÇARI
Artikulli tjetër“KUR BORXHI T’XEN FRYMËN”, KOMEDIA NË TEATRIN MIGJENI