Menjëherë pas kupës “Agim Tafili” në sportin e çiklizmit bashkia Shkodër ka nderuar disa prej emrave më të mëdhenj të çiklizmit shkodran ndër vite në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të shoqërisë Vllaznia.
Emrat që u nderuan janë Fadil Muriqi, Agim Tafili, Ruzhdi Muriqi, Sytki Tafili, Brahim Syka, Leonat Kola dhe si trajner Gani Muriqi.
Disa prej atyre që u nderuan janë falenderues për këtë vlerësim që iu bë.
Emrat në sportin e çiklizmit që u nderuan nga bashkia Shkodër kanë arritur rezultate të larta kombëtare por edhe ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shkodrës dhe Shqipërisë.