Ky është Aldo Kodra, një fëmijë 12 vjeç nga Shkodra i cili promovoi librin e tij të tretë të quajtur “Kundrejt magjisë: Xhuxhi dhe gjithçka mbi universin”. Një libër në të cilin ky djalë 12 vjeçar përmes ngjarjeve reale me shokët dhe shoqet e tij i ka kthyer në fantashkencë duke ia ofruar lexuesve.
Kur flet për librin dhe nevojën që fëmijët kanë për të lexuar, 12 vjeçari derdh lot duke treguar lidhjen e tij të fortë me leximin.
Shkrimtari dhe mësuesi i letërsisë Lazër Kodra thotë se në ditët që jetojmë, një fëmijë si Aldo Kodra është modeli që shoqëria ka nevojë dhe që mungon prej 30 vitesh.
Senada Demushi, mësuese letërsie dhe autore librash vlerëson origjinalitetin e 12 vjeçarit në librin e tij fantastiko shkencor.
Në 2018-ën Aldo Kodra shkroi librin e parë “Heronjtë e Vegjël”, në 2019-ën botoi librin e dytë “Aventurat dhe Zbulimet e Brajden” dhe tashmë vjen me librin e tij të tretë me fantashkencë “Kundrejt Magjisë: Xhuxhi dhe gjithçka mbi universin” duke qenë një model për bashkëmoshatarët e tij por edhe një shkrimtar me një të ardhme të sigurtë. 12 vjeçari nuk është vetëm një krijues i mirë por edhe një muzikant ndërsa tregoi pasionin e tij për pianon.