120 raste me fraktura janë paraqitur si shkak i borës dhe ngricave në 4 ditë pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal të Shkodrës e përkthyer mesatarisht 30 raste në ditë.
Shefi i urgjencës pranë këtij spitali Alban Haxhi shprehet për Star Plus se vetëm në orët e para të ditës së sotme janë paraqitur 30 persona me fraktura të ndryshme si shkak i rrëshqitjes nga ngricat ku rastet më së shumti i përkasin moshës së tretë.
Mjeku Haxhi këshillon që dreka është koha më e mirë për të dalë nga shtëpia, për shkak se ka rritje të lehta të temperaturave dhe lëvizja në oraret e tjera brenda mundësive duhen shmangur.
Ngricat janë prezente prej ditësh në qytetin e Shkodrës si shkak i temperaturave të ulëta dhe mospastrimit në të gjitha lagjet. Përveç problemeve në qarkullim, ngricat kanë bërë që shumë qytetarë të pësojnë trauma si shkak i rrëshqitjeve në rrugë.