Është përkujtuar në Shkodër 130 i lindjes të Haxhi Myrteza Vucit, një figurë e rëndësishme e komunitetit islam në Shqipëri. Ky përkujtim u bë nga djali i tij Muamar Vuci i cili drejton shoqatën e miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe. Në këtë 130 vjetor të lindjes së Myrteza Vucit, djali i tij Muamar Vuci përkujtoi edhe haxhillekun e shqiptar të vilajitetit të asakohe të Shkodrës dhe Kosovës në udhëtimin e gjatë që bëhej atëherë nga Shkodra deri në Mekë në një gjatësi prej 4200 kilometër….

Vuci tregon edhe për rrugëtimin e haxhilerëve 95 vite më parë të cilët niseshin nga Shkodra dhe shkoni deri në Izmir në Turqi, më pas drejt Sirisë dhe prej atje të një udhëtim prej dy javësh e gjysëm me deve deri në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite në Mekë….

Këto data, ngjarje dhe personazhe historik të Shkodrës nuk duhet lënë në harresë nga ana e institucioneve u shpreh Muammar Vuci, djali i Haxhi Myrteza Vucit në këtë 130 vjetor të lindjes së tij.

 

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MARSHIM NË DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT MENDOR
Artikulli tjetërEUROSTAT: 37 MIJË SHQIPTARË ME LEJE QËNDRIMI NË BE GJATË 2020