Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër ka bërë bilancin e ndërhyrjes në rastet e zjarrit përgjatë vitit 2023. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë bën me dije se vitin e kaluar janë regjistruar 458 operacione shpëtimi, prej të cilave 338 kanë qëne raste të zjarrit në banesa apo sipërfaqe tokash bujqësore.
Ndërkohë, shefi I ndërhyrjes së shpejtë tregon se vitin e kaluar janë regjistruar 15% më pak zjarre se në vitin 2022.
Pavarësisht bilancit dhe ndërhyrjes në kohë rekord për neutralizimin e zjarrit, kjo drejtori ka marrë masat për të rritur gatishmërinë.
Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër nuk ka operuar vetëm në territorin e kësaj bashkie. Kryesisht gjatë verës, kur rastet e zjarreve kanë qenë të shumta, janë zhvilluarr operacione shpëtimi edhe në bashki të tjera ku situata ka qenë e vështirë për të ndërhyrë.