Ka nisur në Shkodër turneu ndërkombëtar i nivelit botëror në sportin e tenisit. Ky aktivitet, i organizuar në kompleksin “Adriatic Tennis Park”, do të zgjasë për gjashtë ditë me rradhë dhe zhvillohet për sportistët deri në moshën 18-vjeç. Në këtë turne marrin pjesë plot 160-tenistë nga 42-shtete të ndryshme të botës. Organizatorja e këtij turneu, Blearta Ukëhaxhaj, tregon më shumë detaje.
Edhe tenistët nga Italia dhe Portugalia shprehen të lumtur për pjesëmarrjen e tyre në këtë turne.
Ky turne është i dyti i nivelit botëror që organizohet në Shkodër dhe pikërisht në kompleksin “Adriatic Tennis Park”.