Këtë të enjte është zhvilluar provimi I gjuhës së huaj për maturantët. Në Shkodër janë 1620 maturantë nga 23 gjimnazet e qytetit dhe të Njesive Administrative nga shkollat publike dhe jo publike si edhe dhe të shkollave profesionale.

Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadia tregon se janë 7 qendra me hapsira të mëdha që janë vënë në dispozicion për maturantët si palestar dhe koridoret në të cilat janë përqëndurar 56% e maturantëve

Nga ana tjetër Kadia tregon me shirfra edhe përfshirjen e maturantëve si edhe gjuhën e huaj që ata kanë përzgjedhur.

Drejtorja e ZVA Shkodër tregon se ambientet ku u zhvillua provimi i gjuhes se huaj jane certifikuar dy herë e njëkohësisht maturantë janë njohur me rregullat e reja si edhe mundesite e studimit ne universitetet shqiptare dhe te huaja .

Brisela Kadia si drejtore e ZVA Shkodër tha se angazhimi ka qënë maksimal në 7 shkollat pritese për mbarëvajtjen e këtij provimi. Gjithashtu mësuesit që kane qënë prezent në këtë provim janë trajnuar nga specialistet e zyres se ZVA.

Artikulli paraprakU MBYT NË LUMIN MAT, GJENDET TRUPI I 22-VJEÇARIT
Artikulli tjetërNIS FESTIVALI I FILMIT “EKRANI I ARTIT”