Inxhinieria e pyjeve, është një nga profesionet e harruara ditët e sotme, por nga ana tjetër më i kërkuari në tregun e punës vendas. Mungesa e promovimit, ka bërë që të mungojnë edhe profesionistët në të gjithë vendin. Ky profesion është pjesë e kurrikulave mësimore në shkollën pyjore kombëtare “Kolë Margjini” ne Shkoder, ku të paktë janë nxënësit të cilët zgjedhin të japin kontributin në këtë sektor të mirëpaguar.

Ndër të paktit nxënës që kanë njohur vlerat e këtij profesioni është Fjorela Mirashi, nxënësja në vitin e parë të shkollës “Kolë Margjini”. Studimi I tregut të punës dhe përzgjedhja e kësaj dege nuk ishte aspak e vështirë. Ajo tregon pse zgjodhi të bëhej një teknike apo inxhiniere pyjesh në të ardhmen.

Për Fjorelën, dega që ka zgjedhur ndonjëherë ka vështiresi por dëshira që ka për t’u bërë një inxhiniere pyjesh në të ardhmen e motivon vazhdimisht.

Tregu i punës është premtues për të gjithë nxënësit që mbarojnë arsimin professional në drejtimin e pyjeve në këtë shkollë. 17 vjeçarja tregon se edhe miqtë e saj I janë dedikuar këtij profesioni të harruar ditët e sotme.

Ajo ka një thirrje për të gjithë ata të rinj që duan të studiojnë në një degë që I siguron punë dhe të ardhura të mira.

Fjorela është shembull I të rinjve që njohin aftësitë, studiojnë tregun e punës dhe zgjedhin arsimin professional si mundësinë më të mirë për të gjetur punë. Aktualisht profesionet që lidhen me inxhinierinë e pyjeve dhe përpunimin e drurit cilësohen si të harruara, ndërkohë që tregu I punës ka me dhjetëra vende të lira për shkak të mungesës së profesionistëve.

 

Artikulli paraprakFSHATI MES, MJEKU: GRIPI DHE COVID-19 DYFISHOJNË VIZITAT
Artikulli tjetërSHKODËR, 59 VJEÇARI QË S’KA ME ÇFARË TË USHQEHET